Kongresi amerikan miraton projektligjin, shmang mbylljen e Qeverisë

Kongresi amerikan ka miratuar një projektligj të përkohshëm që do të mbajë funksionale Qeverinë deri në fillim të vitit të ardhshëm, duke shmangur kështu mbylljen. Kjo marrëveshje mundëson punën e Qeverisë për 11 javë tjera me pothuajse të njëjtat shpenzime, plus 7 miliardë dollarë si ndihmë për të evakuuarit nga Afganistani. Projektligji është miratuar më 2 dhjetor, një ditë para afatit të fundit për të shmangur mbylljen e zyrave federale.

Mospajtimet për projektligje të tilla në të kaluarën kanë rezultuar me mbyllje të Qeverisë. Mbyllja më e gjatë në histori është shënuar në janar të vitit 2019, e cila ka zgjatur për 35 ditë. Atëbotë demokratët kanë refuzuar që të miratojnë planin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërtuar murin mes SHBA-së dhe Meksikës.

Këtë herë, çështja kyçe e diskutimit ka qenë vendimi i administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm të punëtorëve në kompani të mëdha. Shumë republikanë e kundërshtojnë këtë gjë, duke thënë se njerëzit janë duke u detyruar që të vaksinohen për të mos humbur vendet e punës. Shtëpia e Bardhë beson se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.