
12:56 03/12/2021
Shkak për mosmarrëveshjet në Kongres është bërë vaksinimi i detyrueshëm
Kongresi amerikan ka miratuar një projektligj të përkohshëm që do të mbajë funksionale qeverinë deri në fillim të vitit të ardhshëm, duke shmangur kështu mbylljen.
Udhëheqësit e Kongresit njoftuan se kishin arritur një marrëveshje për të mbajtur qeverinë në funksionim për 11 javë të tjera, përgjithësisht në nivelet aktuale të shpenzimeve, ndërsa shtuan 7 miliardë dollarë për të ndihmuar të evakuuarit nga Afganistani. Para votimeve, Presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte folur me ta dhe hodhi poshtë frikën e një mbylljeje.
Çështja kyçe e diskutimit ka qenë vendimi i administratës Biden për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve në kompani të mëdha. Shumë republikanë e kundërshtojnë këtë gjë, duke thënë se njerëzit janë duke u detyruar që të vaksinohen për të mos humbur vendet e punës. Shtëpia e Bardhë beson se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë. Mosmarrëveshjet për projektligje të tilla në të kaluarën kanë rezultuar me mbyllje të qeverisë.
Mbyllja më e gjatë në histori është shënuar në Janar të vitit 2019, e cila ka zgjatur për 35 ditë pasi demokratët refuzuan të miratonin planin e ish-Presidentit Donald Trump për ndërtmin e murit në kufirin SHBA-Meksikë.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al