“Konkurrenca nuk kthehet në konflikt”, Biden dhe Xi bisedojnë për herë të parë pas 7 muajsh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, biseduan përmes telefonit, për herë të parë pas shtatë muajsh. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se dy udhëheqësit “kanë diskutuar përgjegjësinë e dy vendeve të tyre, për të siguruar që konkurrenca nuk kthehet në konflikt”.

Kjo është vetëm biseda e dytë e tyre qëkur Biden ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.
Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, spiunazhin dhe të drejtat e njeriut. SHBA-ja kritikon Kinën edhe për mungesë transparence sa i përket origjinës së koronavirusit, për çështjet që lidhen me Tajvanin dhe për mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

“Dy udhëheqësit kanë pasur një diskutim të gjerë strategjik për fushat, ku interesat tona përputhen dhe fushat, ku interesat, vlerat dhe perspektivat tona ndryshojnë”, tha Shtëpia e Bardhë.
Transmetuesi shtetëror kinez tha se biseda ishte “e sinqertë dhe e thellë”, duke shtuar se ajo ka mbuluar “çështje me interes të ndërsjellë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *