Konkurrencë në ‘Formula E’ makinat elektrike po fitojnë terren

18:00 25/06/2022

Në kohën kur bota e automobilizmit po shkon gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike, një zhvillim të madh po pëson edhe kampionati i Formula E. Nuk është gjë tjetër vetëm gara e shpetësisë me makina me bateri.

Dy ditë më parë Formula E tregoi makinën e saj të gjeneratës së tretë e cila është më e shpejtë dhe më e manovrueshme  edhe në krahasim me makinat e garave më efikase që janë parë deri më tani.

Në Goodwood të Anglisë është prezantuar modeli i fundit i Mahindra M9 Electro.

Me një zhurmë motorri krejt të papërfillshme mjeti ka bërë disa xhiro të pastra në rrugë dhe dukej që nuk po përmbahej.

Kjo makinë peshon 840 kg krahasuar me 920 kg të modelit të gjeneratëës së dytë dhe është më i shpejtë. Është projektuar veçanërisht për garat në rrugë me manovrim të lartë dhe shpejtësi deri në 322km/h. Nuk janë aq të shpejta sa ati të formila 1, por automjetet e Formula E e bëjnë këtë me më pak se gjysmën e fuqisë. Kanë rendiment të jashtëzakonshëm të konvertimit të energjisë në fuqi mekanike.

Në kampionatin e formula E, janë regjistruar deri tani 11 skuderi me nga 2 makina. Janë në garë për tu shpallur më të mirët markat më të njohura si Mercedes, Porsche, Maseratti, apo edhe Nissan.

Tv Klan

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.