
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij kryeministri u shpreh se Shqipëria do të jetë kampione e turizmit për vitin 2023.
Gjithashtu Rama u shpreh besimplotë se aeroporti i Tiranës mund të jetë padyshim konkurrues me aeroportin e Beogradit, dhe se mund ta kalojë për nga numri i pasagjerëve këtë vit.
Ndërsa paralajmëroi edhe një numër të lartë të turistëve nga aeroporti i Vlorës.
“Shqipëria do jetë kampione e turizmit në 2023. Mund të themi pa rezerve se jemi konkurrues me aeroportin e Beogradit, e me gjasë mund ta kapërcejmë në numër pasagjerë këtë vit. Do kemi boom në rritjen e turistëve në aeroportin e Vlorës”, tha Rama.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al