Konsensusi PS-Rithemelimi, Lela: Ktheu Parlamentin në shina. Opozita e ktheu veten në lojtare të rëndësishme. Mund të bënte edhe…

konsensusi ps rithemelimi lela ktheu parlamentin ne shina opozita e ktheu veten ne lojtare te rendesishme mund te bente edhe
konsensusi ps rithemelimi lela ktheu parlamentin ne shina opozita e ktheu veten ne lojtare te rendesishme mund te bente edhe

Duke komentuar konsensusin e arritur midis mazhorancës dhe opozitës, Alfred Lela, Drejtor i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike të Rithemelimit i ftuar në “Open” në News 24, tha se opozita mori atë që kërkonte.

“Unë kam qenë në këtë studio dhe gati jam dënuar pse po e bën Partia Demokratike këtë? Pse kjo është opozita moderne? Pse kështu do të fitoni ju? Nuk mendoj se opozita mund të dënohet dy herë pse bëri atë që bëri dhe pse bëri të kundërtën.

Mendoj se opozita ka bërë detyrën shumë mirë sepse futja e Parlamentit në krizë, çfarë precedenti i dha edhe opozitës, edhe partisë në pushtet dhe i tha se kur i mohohen të drejtat pakicës parlamentare, kur ajo reziston dhe është reale, arrin rezultate. PD kërkonte normalitet. Të njihej atje ku përfaqëson qytetarët. Sigurisht u arrit qëllimi. E ktheu Parlamentin në shina, e ktheu veten në lojtare të rëndësishme të peizazhit politik. Opozita mund të bënte edhe squkën dhe të ngrohte vezët e humbjes. Të rrinte në squk, të ulej.

Kur t’i kërkohej të bënte një kakarisje mund ta bënte kur t’i jepte urdhër i zoti i kotecit. Normaliteti janë zogjtë! Kur mazhoranca i hyn në hak pakicës parlamentare, pakica reziston. Ndjek kredon e vet dhe interesin publik dhe merr atë çfarë desh. Ju mendoni se mazhoranca ishte e qetë kur fshiheshin zoom-eve. Të jesh deputet nuk është zgjedhur për të bërë atë që bënin. Shoh njerëz që i trembte kaosi, tani tremben nga normaliteti. Çfarë kërkojnë këta njerëz?”, tha Lela.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts