Konsultime me opozitën për Presidentin e ri? Spiropali: Është bërë e vështirë, nuk dimë kë të pyesim. Ja për çfarë jemi të gatshëm








Në muajin prill pritet që parlamenti të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, pasi Ilir Metës i mbaron mandati. Për këtë Partia Socialiste thotë se është e gatshme të konsultohet me qytetarët përmes një këshillimi kombëtar.

spiropali presidenti opozita

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spripali e shikon të vështirë konsultimin me opozitën, pasi siç thotë ajo ata tashmë janë të fragmentuar.

Sipas Spiropalit, Kushtetuta përcakton qartë disa kritere për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe këto kritere do të zbatohen. “Konsultimi është i domosdoshëm, por edhe vota pa diskutim”, shprehet Spiropali.

“Jemi të gatshëm për një proces konsultimi, në prill duhet të fillojmë të konsultohemi për emrin e presidentit. Jemi të gatshëm të pyesim të gjithë, madje edhe qytetarët përmes një këshillimi kombëtar për emra që ata i gjykojnë të aftë apo dinjitozë për të pëfaqësuar unitetin e popullit.

Është bërë e vështirë të konsultohesh me opozitën parlamentare tani që është e fragmentuar dhe antagoniste, ke të pyesim dhe me kë të konsultohemi prej tyre. Ama me qytetarët me deputetet dhe me këdo që ka një opinion për këtë çështje, patjetër. Kushtetua përcakton disa raunde dhe disa kritere për presidentin dhe do ti respektojmë. Konsultimi është i domosdoshëm, por edhe vota pa diskutim”, tha ministrja Spiropali.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *