Konsumi, importi dhe prodhimi i gazit në BE bie në vitin 2020

Konsumi i gazit natyror në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2020 shënoi rënie 3 për qind nga viti në vit në 394 miliardë metra kub për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian.

Raporti tregon se prodhimi i gazit në BE vitin e kaluar gjithashtu shënoi rënie në 54,4 miliardë metra kub, nga 70 miliardë metra kub në vitin 2019.

Holanda prodhoi 24 miliardë metra kub gaz në krahasim me 33,7 miliardë metra kub në vitin 2019, e pasuar nga Rumania e cila vitin e kaluar prodhoi 9 miliardë metra kub krahasuar me 10 miliardë metra kub në vitin 2019 dhe Gjermania me një rënie nga 5,7 miliardë metra kub më 2019 në 4,9 miliardë metra kub vitin e kaluar.

Importet totale të gazit të BE-së gjatë vitit 2020 arritën në 326 miliardë metra kub, nga 358 miliardë metra kub në vitin 2019.

Pesë vendet më të mëdha importuese neto në BE ishin Gjermania me 79 miliardë metra kub, Italia me 66 miliardë metra kub, Franca me 37 miliardë metra kub, Spanja me 31 miliardë metra kub dhe Holanda me 20 miliardë metra kub.

Mbretëria e Bashkuar importoi 32 miliardë metra kub gaz natyror në vitin 2020.

Pjesa e Rusisë në importin total të gazit në BE arriti në 48 për qind, e ndjekur nga Norvegjia me një pjesë prej 24 për qind, Algjeria me 9 për qind dhe Libia me 1 për qind. Pjesa e importeve të LNG-së në BE arriti në 18 për qind.

Fatura totale e importit të gazit arriti në 36,5 miliardë euro vitin e kaluar, nga 59,4 miliardë euro në vitin 2019.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *