Konsumimi i “vape” rrezik për të rinjtë, mjeku: Krijon varësi dhe dëme të mëdha për mushkëritë

konsumimi i vape rrezik per te rinjte mjeku krijon varesi dhe deme te medha per mushkerite
konsumimi i vape rrezik per te rinjte mjeku krijon varesi dhe deme te medha per mushkerite

Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e përdorimit të “vape”. Ajo erdhi si një alternativë e duhanit, por që sipas mjekëve, ka tendenca më të mëdha varësie, kryesisht te të rinjtë.

Mjeku pneumolog, Ardian Jorgji u shpreh se përdorimi i këtyre pajisjeve elektronike është mjaft i dëmshëm, jo vetëm për personin që e konsumon, por edhe për të tjerët që qëndrojnë pranë tyre.

Sipas mjekut, kolapsi me shtrimet në spitale që po përballet aktualisht Britania e Madhe, mund të përsëritet edhe në Shqipëri, pasi për të rinjtë, është kthyer në një trend me masivitet të gjerë.

Mjekët sugjerojnë moskonsumimin e këtyre produkteve si edhe të duhanit tradicional, që mund të sjellë në disa raste edhe dëme të parikuperueshme në organizëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts