Kontaminimi i ujit, një kërcënim i ri në Libi

kontaminimi i ujit nje kercenim i ri ne libi

15:24 21/09/2023

Përmbytjet kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe mina të pashpërthyera duke u kthyer në një rrezik serioz

Teksa kanë kaluar dhjetë ditë nga përmbytjet shkatërrimtare në Libi, një tjetër krizë po shfaqet në vend.

Organizatat humanitare lëshojnë një paralajmërim kritik se përmbytjet mund të kenë nxjerrë në sipërfaqe mina tokësore të pashpërthyera dhe armë të tjera të lëna pas nga lufta.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë të ditur se municioneve të pashpërthyera që kanë mbetur në zonë, veçanërisht në qytetin e vjetër të Dernës, më i godituri nga përmbytjet, kanë ndryshuar vendndodhje pasi dy digat shpërthejnë dhe përmbytën zonën dhe tanimë po kthehen në rrezik serioz.

Autoritetet shëndetësore kanë ngritur gjithashtu alarmin për përhapjen e sëmundjeve të shkaktuara nga uji, veçanërisht në qytetin Derna. Ekspertët kanë paralajmëruar se përmbytjet kanë kontaminuar rëndë burimet e ujit të pijëshëm me ujërat e zeza, duke i bërë ato të pasigurta për konsum dhe duke i ekspozuar komunitetet ndaj rreziqeve të rënda shëndetësore.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, të paktën 150 njerëz janë sëmurë për shkak të kontaminimit të ujit në 10 ditët që nga përmbytjet, duke përfshirë rreth 55 fëmijë në Derna. Organizatat humanitare kanë bërë gjithashtu apel për fonde shtesë për të rritur reagimin ndaj operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe për të arritur më shumë banorë të prekur.  11,300 janë konfirmuar të vdekur dhe 10,100 rezultojnë të zhdukur pas pëmbytjeve shkatërruese.

Klan News

kontaminimi i ujit nje kercenim i ri ne libi

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts