Konte bën gati një skenar të bujshëm: Eriksen i ka gjithmonë dyert e hapura








Kristian Eriksen shpreson që shumë shpejt të kthehet të luajë në fushën e lojës, pasi ka lënë pas problemet shëndetësore. Nuk mund ta bënte një gjë të tillë në Itali falë ligjeve vendase, ndaj u desh të mbyllte kontratën e tij me Interin.

Konte-Eriksen

Por e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në një klub elitar, për më tepër të cilin ai e njeh shumë mirë. Antonio Konte i ka bërë një ftesë direkte futbollistit që t’i bashkohet tek Totenhem. Konte e drejtoi atë te Interi dhe danezi ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin kampion, ndaj njeh mirë cilësitë e tij.

“Nuk kam folur kohët e fundit me Kristian Eriksen por ishte fantastike ta shihja në fushë duke shkelmuar topin. Po flasim për një lojtar të rëndësishëm por edhe për një njeri të madh. Ajo që ndodhi në verën e kaluar nuk ishte e bukur për njerëzit që punojnë me të dhe që e njohin. Unë personalisht kisha frikë në atë moment. Por me siguri që është një lajm i mirë ta shohim tani gati për të luajtur përsëri. Dyert për Kristian janë gjithmonë të hapura”, ishin fjalët e Kontes, duke hapur një skenar të rëndësishëm në merkato.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com