Konte nuk e harron aventurën me zikaltërit: Punë e shkëlqyer, Interi do të jetë kompetitive prej disa vitesh









Antonio Konte nuk e ka harruar Interin, teksa në ceremoninë e “Golden Boy”, trajneri i Totenhemit ka folur me superlativa dhe duke thurur elozhe për ish-skuadrën e tij teksa ka thënë se Interi është shumë kompetitive dhe do të jetë edhe për shumë vite:

KONTE

“Ishte një punë e shkëlqyer. Interi është dhe do të jetë prej vitesh kompetitive. Te Interi ishin dy vite shumë intensivë, të përjetuara me shumë entuziazëm dhe pasion.

Më ishte kërkuar që ta dërgoja të fitonte titullin kampion dhe të gjithë së bashku kemi qenë shumë të zotë, nga drejtuesit te lojtarët, unë dhe stafi kemi mundur që në dy sezone të fitonim një titull kampion pas 11 vitesh mungesë dhe të shkonim në një finale të Europa Ligës.”, përfundoi Konte.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.