Kontrabandë pijesh nga Shqipëria, ndalohet në Follorinë autobusi, arrestohet shoferi shqiptar

kontrabande pijesh nga shqiperia ndalohet ne follorine autobusi arrestohet shoferi shqiptar
kontrabande pijesh nga shqiperia ndalohet ne follorine autobusi arrestohet shoferi shqiptar

Për një kontroll standard është ndaluar autobus në një zonë të Follorinës në Greqi, i cili vinte nga Shqipëria, por gjatë hetimeve u konstatua se drejtuesi i mjetit transportonte pije alkoolike kontrabandë.

Brenda automjetit u gjetën 14 shishe me pije alkoolike me peshë totale 17.75 litra, pa dokumentet e nevojshme shoqëruese që tregonin vendin e prodhimit dhe cilësinë e tyre. Kështu u sekuestruan pijet dhe u arrestua shoferi shqiptar 48-vjeçar.

Ndaj 48-vjeçarit është ngritur një dosje për shkelje të Kodit Doganor, me të cilën është referuar në Prokurorinë e Rrethit të Follorinës, ndërsa pijet kontrabandë i kaluan Doganës kompetente për llogaritjen e detyrimeve të munguara dhe taksat. Një mostër e tyre është dërguar në shërbimin kimik, për të konstatuar nëse janë të falsifikuara dhe të rrezikshme për shëndetin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts