Kontratë 22 milion euro për 3 vite, Juventusi pret përgjigje nga Rabio

kontrate 22 milion euro per 3 vite juventusi pret pergjigje nga rabio

































Tifozët e duan e klubi po ashtu, megjithatë është e ditur që tashmë Adrien Rabio ka hyrë në muajin e fundit të kontratës me Juventusin. Rëra në klesidër pakësohet, kontaktet vazhdojnë dhe idetë shtohen. Në “Continassa” nuk i kanë humbur shpresat dhe janë të vendosur të këmbëngulin deri në fund.

rabio

Deri në atë pikë sa të përpiqet të tundojë ish-PSG-në me një kontratë më të gjatë. Jo vetëm një vit, si ai i nënshkruar 12 muaj më parë, por gatishmëria për të vënë një marrëveshje në tryezë deri në 2026 me një opsion për sezonin e ardhshëm (2027). Gjithashtu me mundësinë për t’i garantuar francezit një pagë të ngjashme me atë aktuale (7.5 milionë plus bonuse) falë zgjatjes së përfitimeve tatimore të dekretit të rritjes, të cilat lojtari teknikisht mund t’i përfitojë akoma. Një hapje e rëndësishme, por ende jo vendimtare.

PËRGJIGJA – Zonja Veronik, nëna dhe njëkohësisht menaxherja e Adrienit, merr parasysh çdo detaj. Këto janë ditë reflektimi për mesfushorin. Zemra e djalit shtyn që të forcojë më tej lidhjen me “Zonjën e vjetër”, lider dhe simbol i së cilës është gjithnjë e më shumë. Por tundimet (Bajerni dhe anglezët) mbeten dhe për këtë arsye në qarqet e Juventusit nuk janë të çekuilibruar në vendimin përfundimtar. Nga ana tjetër, drejtori Xhuntoli, optimist nga natyra, nuk e humb besimin. Ndjenja është se përgjigja e Rabiosë mund të vijë që gjatë kësaj fundjave, për t’u nisur me ide më të qarta në aventurën me kombëtaren e Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts