Kontratë 3-vjeçare, FSHF vendos për të drejtën televizive, ja ku do të transmetohet futbolli shqiptar

kontrate 3 vjecare fshf vendos per te drejten televizive ja ku do te transmetohet futbolli shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me MCN TV, që do të transmetojë për tre vitet e ardhshme kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Administratori i MCN TV, Endri Meksi kanë nënshkruar kontratën mes palëve për të drejtën televizive në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, që shqyrtoi të gjitha ofertat e ardhura për të drejtën e transmetimit të këtyre kompeticioneve dhe vendosi të shpallë fituese ofertën e kompanisë MCN TV.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts