Kontribut për dialogun Kosovë-Beograd/ Nëntori Shqiptar në New York dekoron Richard Grenell

kontribut per dialogun kosove beograd nentori shqiptar ne new york dekoron richard grenell
kontribut per dialogun kosove beograd nentori shqiptar ne new york dekoron richard grenell

Si çdo vit, në New York është organizuar “Nëntori Shqiptar në New York” për nder të Shqipërisë dhe të festës së pavarësisë.

Gjatë ceremonisë, Komuniteti Shqiptar në Amerikë ka nderuar Richard Grenell me çmimin e mirënjohjes. Z. Grenell, diplomat për Ballkanin perëndimor, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetje të Shqipërisë, dhe Kosovës. Ai ka pasur influencë dhe ka udhëzuar fort qasjen e dialogut Kosovë-Serbi si edhe ka promovuar rajonin në arenën e investimeve të huaja.

Z. Grenell, është prej atyre amerikanëve që e duan vendin tonë dhe është një ambasador në rrethet e veta të influencës. Richard Grenell është ende i angazhuar me politikë dhe vazhdon përpjekjet dhe thirrjet e veta ndaj qeverisë amerikane, që t’i japin Shqipërisë vëmendjen që meriton. Gjithashtu, ai ende kontribuon për promovimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit si një rajon i favorshëm ekonomik.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts