Kopenhagë, avioni i pasagjerëve evakuohet në mënyrë të sigurt pasi një zjarr shpërthehu në një nga motorët

Një avion pasagjerësh u evakuua në aeroportin e Kopenhagës të mërkurën pasi një zjarr shpërtheu në një nga motorët, tha policia daneze.

Të gjithë u larguan nga avioni shëndoshë e mirë dhe askush nuk u lëndua, ndërsa zjarrfikësit shuan zjarrin, tha policia në Twitter .

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse avioni po largohej apo po mbërrinte kur filloi zjarri.

“Një zjarr shpërtheu në një motor të një avioni pasagjerësh. Zjarri është shuar. Pasagjerët u evakuuan. Askush nuk u lëndua”, shkruan policia në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts