Korçë/ Rama sulmon Bashën: Një lidership që kur merr vendime nuk mendon çfarë vjen mbrapa nuk i duhet dreqit jo…



Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Korçë, si qarku i radhës për të mbajtur takimin elektoral.

rama

Edhe këtë herë Rama nuk ka lënë pa sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, ku shprehet se “një lidership që nuk mendon çfarë vjen mbrapa kur vendos për hapat që hedh nuk i duhet dreqit jo më një vendi të tërë.”

Rama: Ankthi im dhe frika ime sa herë i shoh ato shfaqje është ca vjen mbrapa dhe një lidership që nuk mendon çfarë vjen mbrapa kur vendos për hapat që hedh nuk i duhet dreqit jo më një vendi të tërë. Ne nuk e zgjedhim dot opozitën se ajo është aty një realitet i jetës demokratike, por këto mbase u vlejnë atyre që janë të lëkundur dhe atyre që janë mbështetës të atyre partive që përbëjnë atë shportën me karavidhe që nuk kanë minimumin e përgjegjësisë njerëzore dhe shoqërore.

Po ashtu Rama dha edhe një lajm të mirë, që sipas tij do të çojë më shumë turistë në Korçë. Ai tha se  kanë nisur diskutime për të ndërtuar resortin e parë të skive në Nigelicë.

Rama: Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësit kemi filluar diskutimin për pikën turistike të Nigelicës për të ndërtuar resortin e parë të skive atje.  Shumë shpejt ne do të rikthehemi këtu për të demonstruar një projekt që do të jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri. Kemi ende një botë të tërë, një minierë të tërë për të eksploruar në atdheun tonë që është turizmi malor. Korça është qyteti i parë për të hapur kapitullin tjetër.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *