
Në kuadër të censusit të popullsisë dhe banesave ë do të fillojë këtë vjeshtë, përfaqësues nga të gjitha bashkitë e qarqeve të Korçës, Elbasanit e Beratit, INSTAT dhe Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole është shprehur se censusi është proces shumë i rëndësishëm dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e 6 bashkive të qarkut të Korçës dhe bashkive të tjera të Elbasanit dhe Beratit.
“Risitë e këtij procesi janë përdorimi i pajisjeve elektronike (tableta), që do të zëvendësojnë pyetësorët-letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren dhe modernizimi i Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS) – për mbledhjen, monitorimin, analizat dhe shpërndarjen e të dhënave”, tha ai.
Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se procesi i numërimit të popullsisë do të japë një pasqyrë të asaj çka ndodh në qytetet tona.
Procesi i numërimit të popullsisë, është një nga temat më të diskutuara kohëve të fundit dhe nga përfundimi i këtij procesi pritet të përfitohen të dhëna mbi popullsinë që më pas do të orientojnë krijimin e politikave të caktuara, që hartohen nga institucione të ndryshme.
Censusi i Popullsisë dhe Banesave fillon në 18 shtator 2023 dhe puna në terren do të zgjasë rreth 6 javë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al