Kore e Jugut, pretendimi se pija me kos është efektive kundër COVID-19 shkaktoi dorëheqjen e kreut të kompanisë

Hong Won-sik, kryetari i një nga kompanive më të mëdha të produkteve të qumështit të Koresë së Jugut, Namyang, ka dhënë dorëheqje pasi ka shkaktuar keqkuptime duke pretenduar se pija e kompanisë së tyre me kos mund të parandalojë koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas lajmit në Yonhap, kreu i kompanisë së produkteve të qumështit Namyang, Hong, ka dhënë deklarata para selisë qendrore të kompanisë në kryeqytetin Seul, pasi ka filluar hetim ndaj pretendimit të tyre se pija e tyre me kos është efektiv në luftën kundër COVID-19.

Hong kërkoi falje për shkak të keqkuptimit që ka shkaktuar me pretendimin e tij, duke e marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë.

Një zyrtar i njësisë për hulumtime i Namyang, në fjalimin e tij në një simpozium muajin e kaluar, kishte pretenduar se pija me kos Bulgaris është shumë efektive në pakësimin e rrezikut të infektimit me COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *