Korea e Veriut sërish raketa balistike

korea e veriut serish raketa balistike
korea e veriut serish raketa balistike

08:56 17/11/2022

Lëshimi i raketës vjen pasi Pheniani paralajmëroi se do t’i përgjigjet ashpër SHBA-se teksa ka rritur sigurinë në Azi-Paqësorin

Korea e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike drejt Koresë së Jugut,  ndërsa paralajmëroi përgjigje më të ashpra ushtarake ndaj stërvitjeve të SHBA, që  ka rritur praninë e saj në rajon me aleatët e saj.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa balistike u lëshua nga qyteti i bregut lindor të Wonsan të Koresë së  Veriut e cila fluturoi rreth 240 kilometra dhe arriti një lartësi prej 47 kilometrash. Autoritetet koreano jugore kanë bërë të ditur se do të vazhdojë të jenë në gatishmëri.

Pheniani ka testuar një numër rekord raketash këtë vit, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale e cila dështoi gjatë fluturimit, ndërsa Uashingtoni dhe Seuli kanë zgjeruar shkallën e stërvitjeve të tyre të përbashkëta ushtarake.

Mes tensioneve, udhëheqësit e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë zhvilluan bisedime trepalëshe në Samitin e Azisë Lindore në Kamboxhia javën e kaluar dhe u zotuan të punojnë së bashku për të “forcuar më tej parandalimin  e armëve bërthamore nga ana e Koresë së Veriut.

Në një deklaratë pas diskutimeve, presidenti i SHBA Joe Biden, presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol dhe kryeministri japonez Fumio Kishida dënuan fuqishëm numrin e paprecedentë të raketave balistike të lëshuara  nga Korea e Veriut dhe u zotuan të krijojnë lidhje trepalëshe akoma më të ngushta në fushën e sigurisë dhe më gjerë.

Ata gjithashtu paralajmëruan Phenianin se do të përgjigjen ashpër në raste se kryen një prove të shtatë bërthamore. Korea e Veriut dënoi samitin trepalësh dhe i cilësoi stërvitjet si provokuese. Sipas koreanoveriorëve ato nuk do të frenonin Phenianin, por do të krijonin një kërcënim më serioz, më realist dhe të pashmangshëm mbi këto shtete.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts