Koreja e Jugut do të lehtësojë masat kundër COVID-19 për të vaksinuarit

Koreja e Jugut njoftoi se njerëzit që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nuk do ta kenë më të detyrueshme që të mbajnë maska nga muaji korrik.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap, gjithashtu do të hiqen edhe kufizimet për kapacitetet nëpër objektet fetare.

Objektet fetare në zonën e Seulit aktualisht janë të kufizuar të pranojnë deri në 20 për qind të kapacitetit të tyre të plotë, ndërsa në rajone të tjera mund të pranojnë deri në 30 për qind.

Për të luftuar përhapjen e koronavirusit, nga tetori i kaluar njerëzit e kanë të detyruar të mbajnë maska në fytyrë në transportin publik dhe në vendet publike.

Nga qershori, për ata që kanë marrë një dozë të vaksinës nuk do të vlejë as ndalimi i mbledhjes së tetë anëtarëve të familjes direkte dhe do të kenë qasje në qendrat e mirëqenies për të moshuarit me më pak kufizime.

Njoftimi i qeverisë është pjesë e programit nxitës, në përpjekje për të inkurajuar më shumë njerëz që të vaksinohen kundër COVID-19.

Kryeministri Kim Boo-kyum tha se në fund të shtatorit, qeveria e tij ka në plan të rishikojë plotësisht masat kundër koronavirusit, kur më shumë se 70 për qind e popullsisë parashikohet të ketë pranuar dozën e parë.

Koreja e Jugut filloi fushatën e vaksinimit në shkurt dhe ka në plan të arrijë imunitetin e tufës deri në nëntor. Deri më tani janë vaksinuar 1,9 milion njerëz, ose 3,8 për qind e popullsisë së vendit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, me 707 raste të reja të koronavirusit dhe dy raste të vdekjeve në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 137.682 duke përfshirë 1,940 viktima.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *