Koreja e Jugut fal ish-presidenten e burgosur Park Geun-hye

Park Geun-hye, former president of South Korea, left, is escorted by a prison officer as he arrives at the Seoul Central District Court in Seoul, South Korea, on Thursday, July 27, 2017. Photographer: SeongJoon Cho/Bloomberg

14:00 24/12/2021

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë falur ish-presidenten Park Geun-hye, e cila po vuante një dënim të gjatë në burg. Ministria e Drejtësisë thotë se falja e Park-ut ka për qëllim promovimin e unitetit kombëtar përballë vështirësive të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Institucionet e drejtësisë thanë se gjendja shëndetësore e ish-presidentes ka luajtur një rol kyç në marrjen e vendimit për amnisti. 69-vjeçarja vuante dënimin me 20 vite burg për ryshfet dhe shpërdorim detyre, ndërsa dy vite të tjera për shkelje të ligjit zgjedhor. Skandali për korrupsion i ish-presidentes ekspozoi lidhjet e dyshimta midis bizneseve të mëdha dhe politikës në Korenë e Jugut.

Presidentja e parĂ« grua e KoresĂ« sĂ«  Jugut u arrestua dhe u dĂ«nua me burg nĂ« vitin 2017. Ajo u shkarkua nga detyra pas skandaleve pĂ«r korrupsion qĂ« shkaktoi protesta masive pĂ«r muaj me radhĂ«.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.