Koreja e Jugut kërkon të rifillojë importin e naftës nga Irani

Mediat koreano-jugore kanë raportuar se Seuli planifikon të rifillojë importin e naftës së papërpunuar nga Irani pas tre vitesh ndërprerje.

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut njoftoi të mërkurën se Seuli dhe Teherani kanë zhvilluar konsultime për të gjetur një rrugëdalje nga mosmarrëveshja e gjatë mbi asetet iraniane të ngrira në bankat e Koresë së Jugut si rezultat i sanksioneve të vendosura nga SHBA.

Vlen të theksohet se më shumë se 7 miliardë dollarë asete të Iranit janë bllokuar prej vitesh në dy banka në Korenë e Jugut.

Agjencia e Lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap raportoi se ndërsa bisedimet shumëpalëshe për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 po hyjnë në fazën përfundimtare, menaxherët iranianë të bankave dhe të naftës vizitojnë Seulin për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e Koresë së Jugut për çështjet e ndërprera ekonomike.

Në vizitën dy-ditore, të dy palët diskutuan për shkrirjen e parave të bllokuara nga Irani, si dhe mundësinë e rifillimit të tregtisë së naftës.

Përpara sanksioneve mizore të SHBA-së ndaj Republikës Islamike, Irani që renditej i 4-ti në botë për sa i përket mbajtjes së 175.53 miliardë fuçi rezervave të provuara të naftës, ishte eksportuesi kryesor i naftës së papërpunuar në Korenë e Jugut.

Që nga maji 2019, Koreja e Jugut ka ndaluar blerjen e naftës nga Irani pas sanksioneve të SHBA-së dhe refuzimit të Uashingtonit për të lëshuar certifikatë përjashtimi për këtë qëllim.

Kompania mediatike Bloomberg raportoi se Irani në dukje po shkon drejt kthimit zyrtarisht në tregun ndërkombëtar të naftës pas më shumë se tre vjetësh.

Sipas burimeve të informuara, zyrtarët e Kompanisë Kombëtare të Naftës Iraniane (NIOC)  do të vizitojnë të paktën dy rafineri në Korenë e Jugut për të diskutuar për rieksportin e naftës së papërpunuar.

Një delegacion iranian i përbërë nga zyrtarë të Bankës Qendrore të Iranit (CBI), Ministrisë së Naftës të Iranit dhe NIOC pritet të diskutojnë çështjet që lidhen me problemet financiare dhe të naftës.

Koreja e Jugut importonte 18.5 milionë fuçi naftë bruto në muaj nga Irani përpara rivendosjes së sanksioneve amerikane në vitin 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *