Koreja e Jugut ndalon konsumimin e mishit të qenit

08:43 28/09/2021

Koreja e Jugut ndalon me ligj konsumin e mishit të qenit. Deri më sot në fuqi ekzistonte një ligj që ndalonte masakrat ndaj qenve dhe maceve, por nuk ndalonte konsumin. Nisma është ndërmarrë nga presidenti i vendit Moon Jae-in, i cili ia ka propozuar përgjatë takimit të përjavshëm kryeministrit të vendit.

Në pjesën më të madhe të botës, tradita e konsideron qenin si mikun më të mire të njeriut. Por në kulturën aziatike, kafsha e dashur për ne, është konsideruar gjithnjë si ushqim bazë në gatimet lokale, duke respektuar edhe një traditë shekullore për disa vende.

Presidenti aktual i Koresë së Jugut është një dashamirës i kafshëve. Në rezidencën presidenciale, Shtëpinë Blu, ka tashme disa qen, një prej të cilëve quhet Tory. Presidenti e kishte edhe premtim elektoral respektimin dhe dashurinë ndaj kafshëve shtëpiake dhe Tory ishte qeni i parë që hyri në Shtëpinë Blu, i cili u shpëtua nga therja në një fermë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *