Koreja e Jugut, numri i lindjeve më i ulëti në 54 vite

koreja e jugut numri i lindjeve me i uleti ne 54 vite

13:55 28/02/2024

Ekspertët thonë se kjo vjen si pasojë e rritjes së kostos së jetesës që po i dekurajon të rinjtë

Numri i lindjeve në Korenë e Jugut në vitin 2023 ishte më i ulëti që kur u regjistruan të dhënat për herë të parë në 1970-ën.

Pavarësisht se Seuli ka shpenzuar miliarda euro duke ofruar përfitime dhe shërbime shtesë për kujdesin e fëmijëvë, niveli i lindshmërisë vijon të përkeqësohet.

Sipas ekspertëve, shkaku kryesor është kostoja e lartë e jetesës dhe pagat jo shumë të mira.

“Ndoshta do të ketë një situatë kur fëmija im është i sëmurë dhe unë duhet të largohem nga zyra për t’u kujdesur për të. Por në rrethanat aktuale, gratë nuk mund të largohen nga zyra sa herë që duan të kujdesen për fëmijët e tyre të sëmurë, pasi kjo mund të dëmtojë karrierën e tyre. Kështu që unë mendoj se kjo është arsyeja më e madhe pse të rinjtë nuk po bëjnë fëmijë.”

“Duhet të gjej kohë për t’u kujdesur për fëmijët e mi, por gjëja më e vështirë është se koha nuk është gjithmonë e garantuar kur jeni duke punuar. Kështu që, mendoj se qeveria dhe kompanitë duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë një mjedis, në mënyrë që prindërit të krijojnë dhe shpenzojnë kohë për fëmijët e tyre dhe të kenë një familje të mirë.”

Përveç Koresë së Jugut edhe Japonia përballet me një situatë të ngjashme. Sipas shifrave paraprake të publikuara nga qeveria japoneze, numri i vdekjeve ishte pothuajse dy herë më shumë se ai i lindjeve.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts