Koreja e Veriut akuza kundër Presidentit Joe Biden

08:51 02/05/2021

Koreja e Veriut ka hedhur akuza kundër Presidentit të SHBA, Joe Biden, lidhur me programin e saj bërthamor. BBC raporton se ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se komentet e fundit nga Washingtoni treguan se Presidenti Joe Biden po mban një “politikë armiqësore“.

Në një deklaratë të kryer në mediat shtetërore, ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha se komentet e Biden janë të patolerueshme dhe një gabim i madh.

Në deklaratë shtohet se komentet e Biden ishin fyese për dinjitetin e udhëheqësit Kim Jong-un dhe ka kërcënuar se ata po përgatiten “për një përballje të gjithanshme“.

Kjo e deklaratë e Koresë së Veriut, vjen pasi Biden e quajti programin bërthamor një “kërcënim serioz” për sigurinë globale. Por Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po përpiqen që të kenë një politikë të re me Korenë e Veriut duke mësuar nga përvoja e katër administratave të mëparshme të cilat dështuan.

“Politika jonë nuk do të përqendrohet në arritjen e një marrëveshje të madhe, dhe as nuk do të mbështetet në durimin strategjik” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë./tvklan.al

PĂ«r rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *