
23:45 15/09/2021
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë testuar raketa balistike disa orë larg njëra-tjetrës, duke treguar se janë në një garë për armatim bërthamor.
Mësohet se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në bregun lindor, i cili është testi i parë me raketa të tilla në gjashtë muajt e fundit duke shkelur rezolutën e OKB -së.
Ndërkohë pak orë më vonë dhe Koreja e Jugut bëri testet për raketat e saj që u lëshuan nga një nëndetëse. Sipas mediave ndërkombëtare testi nga Koreja e Jugut ishte i planifikuar kohë më parë dhe nuk ishte një përgjigje për shtetit komunist.
Presidenti Moon Jae-in, i cili ndoqi testin, tha se Koreja e Jugut tani kishte “parandalim të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur provokimeve të Koresë së Veriut në çdo kohë“.
Komentet u kritikuan nga Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, e cila i përshkroi ato si jologjike dhe për të ardhur keq, duke paralajmëruar se ato mund të çojnë në prishje të lidhjeve.
Në provën që u zhvilluar në Koren e Veriut, raketat me rreze të shkurtër fluturuan rreth 800 km në një lartësi maksimale prej 60 km./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al