Koreja e Veriut ekzekuton një burrë për shitjen e CD-ve që përmbanin filma të Koresë së Jugut

Një skuadër pushkatimi nga Koreja e Veriut ka ekzekutuar një person të shpallur fajtor për shitjen e CD- ve dhe çipave që përmbajnë filma, shfaqje televizive dhe video muzikore të Koresë së Jugut.

Burri, i quajtur Lee, u përshkrua si një “element anti-socialist”, nga prokurorët pasi u kap me videot.

Familja e Lee u detyrua të qëndronte me rreth 500 spektatorë për të parë ish krye-inxhinierin në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë Uonsan duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi me 12 trupa.

Pasi ai u ekzekutua, gruaja, djali dhe vajza e tij, u futën në një kamion ngarkese me dritare të izoluara për transport në një kamp të të burgosurve politikë.

Fqinjët e tronditur duhej të “mbyllnin gojën dhe të qanin në heshtje”, kur pranë mënyrën se si po trajtohej familja e Lee.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *