
12:47 11/04/2022
Gjatë qeverisjes së tij u kryen katër teste bërthamore dhe u zhvilluan raketa balistike
Koreja e Veriut vlerësoi lidershipin 10-vjeçar të Kim Jong Un, duke promovuar arritjet e tij politike në krye të Partisë së Punëtorëve të Koresë, por edhe zhvillimin e armëve bërthamore. Kim mori pushtetin kur u emërua komandant suprem i ushtrisë pasi babai i tij, Kim Jong Il, vdiq në Dhjetor 2011. Familja Kim ka qeverisur shtetin njëpartiak gjatë gjithë historisë së saj.
Një sërë aktivitetesh janë planifikuar për 110-vjetorin e lindjes së Kim Il Sung, themeluesit të Koresë së Veriut dhe gjyshit të Kim Jong Un.
Imazhet satelitore kanë zbuluar trupat e Koresë së Veriut duke u praktikuar për një paradë ushtarake që mund të mbahet këtë javë. Muajin e kaluar Koreja e Veriut kreu një test të plotë të një rakete balistike ndërkontinentale me një rreze minimale prej 5,500 kilometrash, për herë të parë që nga viti 2017, duke i dhënë fund një moratoriumi për teste të tilla.
Nën qeverisjen e Kim Koreja e Veriut kreu katër nga gjashtë testet e saj bërthamore dhe zhvilloi raketa masive balistike ndërkontinentale që analistët besojnë se mund të jenë në gjendje të godasin kudo në Shtetet e Bashkuara.
Lideri komunist ka hapur një epokë të re për Korenë e Veriut si një komb i fuqishëm socialist që përparon dhe zhvillohet. Kim është zotuar të përmirësojë jetën e banorëve dhe është përpjekur të nxisë ekonominë e Koresë së Veriut, por ajo pësoi tkurrje të mëdha vitet e fundit pasi u godit nga sanksionet ndërkombëtare, masat e bllokimit të Covid-19 dhe moti i keq. Agjencitë e OKB-së kanë paralajmëruar për kriza të mundshme humanitare.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al