Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër në det

21:45 28/09/2021

Shtetet fqinje janë të shqetësuara për veprimet e fundit bërthamore të Pehenianit

Koreja e Veriut ka lëshuar ​​një raketë me rreze të shkurtër në det në brigjet e Koresë së Jugut. Zyrtarët e Seulit dhe Tokios thanë se  testet e fundit të armëve vëne në pikëpyetje sinqeritetin  e Phenianit për zhvillimin e bisedimeve. Ngjarja u analizua nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe SHBA. Nga ana tjetër  kryeministri japonez Yoshihide Suga tha se qeveria e tij po ndjek me shqetësim ngjarjen.

Informacionet u bënë publike rreth një orë para se ambasadori i Koresë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara i tha Asamblesë së Përgjithshme se “askush nuk mund t’i mohojë” vendit të drejtën për të testuar armë.

“Ne thjesht po ndërtojmë mbrojtjen tonë kombëtare që të ruajmë vendin në paqe dhe siguri“, tha ambasadori Kim Song.

Një veprim i tillë është në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për aktivitetet bërthamore  të Koresë së Veriut. Disa ekspertë thonë se lëshimi i fundit i raketave ka si qellim të provojë sesi Koreja e Jugut do të përgjigjet pasi Koreja e Veriut ka nevojë për Seulin për të bindur Uashingtonin të lehtësojë sanksionet ekonomike.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *