Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike

22:20 25/09/2022

Përpara stërvitjeve të planifikuara ushtarake nga forcat koreano-jugore dhe ato amerikane,  Koreja e Veriut vijon të provokojë sërish. Ushtria fqinje e Koresë së Jugut bën me dije se Peniani testoi një tjetër raketë balistike e cila u lëshua në drejtim të detit të Japonisë.

“Lëshimi i një rakete balistike nga Koreja e Veriut është një akt provokimi i rëndë që kërcënon paqen dhe sigurinë e gadishullit korean dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha në një deklaratë shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut mbajti një takim urgjent për të diskutuar masat që do të merrnin dhe dënoi lëshimin e raketës  si një shkelje të dukshme të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Mësohet se raketa ka ndjekur një trajektore të parregullt dhe nuk ka cënuar territorin e Japonisë.Gjithashtu nuk janë raportuar  probleme me transportin detar apo ajror.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *