Koronavirusi në Kosovë/ Lehtësohen masat anti-COVID: Hiqet ora policore, lejohet lëvizja pa maska në ambient të jashtëm

Qeveria e Republikës së Kosovës sot në mbledhje e radhës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID-19.

Sipas këtij vendimi që u mor sot, e i cili hyn në fuqi nga e hëna, nuk do të ketë më orë policore e po ashtu lejohet lëvizja pa maska gjatë ecjes kur qytetarët janë vetëm dhe në ambient të jashtëm.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur propozimin e tij para kryeministrit, Albin Kurti dhe kolegëve ministra.

“Kufizimi i orarit të qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00, e deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave qoftë në ambient të hapur ose të tjera, përveç ambienteve me familje. Zgjatja e orarit të punës për shërbimet e gastronomisë deri në ora 23:00. Lejimi i lëvizjes pa maska gjatë ecjes kur ata janë vetëm dhe në ambient të jashtëm”, tha Vitia.

Qeveria e Kosovës tha se lehtësimi i masave kundër COVID-19 po bëhet për shkak se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së numrit të rasteve pozitive. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 31 maj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ashtu njoftoi se janë përmbyllur me sukses negociatat me kompaninë amerikane Pfizer, për sigurimin e vaksinave.

Sipas tij, tashmë do të jetë e mundur që të vaksinohen edhe grupet e tjera të qytetarëve, përveç atyre me prioritet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *