“Korrea i çmueshëm për ne”, Inzagi me mendje te Sherifi: Ndeshja ndaj tyre më e rëndësishme se…








Interi ka fituar ndeshjen e dytë radhazi në kampionat me rezultatin 2-0 ndaj Udineses. Në përfundim të ndeshjes trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi ka folur për mediat italiane lidhur me ecurinë e ekipit, por dhe për ndeshjen ndaj Sherifit në mesjavë.

inzagi

Fitorja ndaj Udinezes: “Nuk ishte ndeshje e lehtë. Udineze ka një skuadër shumë fizike dhe u mbyll mirë në mbrojtje. Nuk kishim shumë kohë që ta përgatisnim ndeshjen, por kemi punuar shumë dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Mbrojtja: “Është ndeshja e dytë radhazi që nuk pësojmë gol. Ne kemi mbrojtës të shkëlqyer, por të mos pësojmë gola varet nga i gjithë ekipi, jo vetëm nga mbrojtja”.

Korrea do zëvendësohej para golave?: “Absolutisht jo. E njoh shumë mirë Korrean. Ai është një lojtar shumë i çmuar për ne dhe jam me fat që kam në dispozicion të gjithë sulmuesit”.

Ndeshja ndaj Sherifit në mesjavë: “Më e rëndësishme se dy fitoret e fundit në kampionat. Sherifi na vuri në vështirësi në ‘San Siro’ edhe pse fituam”.

Rinovimi i Lautaros: “Tani presim rinovimet e Brozoviç dhe Barela. Të gjithë jemi të bashkuar dhe po shkojmë në të njëjtin drejtim”.

Me fitoren e sotme Interi shkon në kuotën e 24 pikëve duke triumfuar në dy sfida radhazi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *