Korridoret e evakuimit po përgatiten për t’u hapur në dy qytetet e Ukrainës

09:14 05/03/2022

Në disa pjesë të Ukrainës po përgatiten korridoret e evakuimit, tha ditën e sotme Mykhailo Podoliak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Në Mariupol dhe Volnovakha po përgatiten për hapje korridoret e evakuimit humanitar. Palët pushuan përkohësisht zjarrin në zonën e korridoreve,” tha Podoliak në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Më herët të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se do të ndalojë bombardimet e Mariupolit dhe Volnovakha-s për të lejuar që civilët të largohen në mënyrë të sigurt nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët perëndimorë kanë vënë re një zhvendosje në strategjinë ruse nga objektivat ushtarake tek civilët, me më shumë sulme të fokusuara në qendrat e popullsisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.