
10:51 07/03/2022
Ukraina thotë se propozimet e Rusisë për korridoret humanitare, për t’i dërguar refugjatët drejt Bjellorusisë apo Rusisë, është diçka totalisht imorale.
Qytetarët ukrainas duhet të lejohen të lenë shtëpitë e tyre nga territori ukrainas, tha një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Kjo është një histori totalisht imorale. Vuajtjet e njerëzve po përdoren për të krijuar imazhin e dëshiruar në televizor”, tha zëdhënësi në një mesazh të përcjellë nga Reuters.
“Këta janë qytetarët të Ukrainës, ata duhet të kenë të drejtën të evakuohen nga territori i Ukrainës”./tvklan.al