Korriku, muaji më i nxehtë në histori

12:46 14/08/2021

NOAA: Temperatura, 0.93 gradë më e lartë se mesatarja

Korriku i këtij viti ishte muaji më i nxehtë në histori, të paktën 142 vitet e fundit që kur temperaturat regjistrohen nga shkencëtarët. Konstatimi vjen nga Administrata Kombëtare amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, që në studimin e saj më të fundit thotë se muajin e kaluar temperatura e përgjithshme e oqeaneve dhe e sipërfaqes së tokës ishte 0.93 gradë Celcius mbi mesataren.

Administrata amerikane thotë se ky është i dhjeti vit radhazi që shënon temperatura rekord të të nxehtit. Ishte pikërisht muaji Korrik kur u shënuan temperatura deri 50 gradë Celsius në rajone të hemisferës veriore që karakterizohen nga acari dhe moti i ftohtë në pjesën më të madhe të vitit, si në Kanada, SHBA e deri Siberi në Rusi.

Në të tjera përllogaritje, Shërbimi Europian për Monitorimin e Ndryshimeve Klimatike “Kopernikus” njoftoi në fillim të këtij muaji se Korriku ishte i treti më i nxehti në histori. Ekspertët e Klimës pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara paralajmëruan se në fund të këtij shekulli, ngrohja globale mund t’i rrisë me deri 2 metra nivelin e deteve, duke zhdukur nga harta qytete të tërë të populluar nga miliona banorë.

Po ashtu, katastrofat natyrore të përjetuara gjatë këtij viti pritet të intensifikohen nëse, vendet e botës nuk veprojnë sa ka ende kohë për të frenuar ndryshimet klimatike.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *