Korrupsion dhe keqmenaxhim i Covid-19/ Emiri i Kuvajtit pranon dorëheqjen e qeverisë

Emiri i Kuvajtit Sheikh Nawaf Al-Ahmad Al-Sabah të dielën pranoi dorëheqjen e qeverisë së vendit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KUNA.

Një dekret i Emiri-t i kërkoi qeverisë të mbetet në detyrën e kujdestarit deri në formimin e një kabineti të ri, tha KUNA.
Javën e kaluar, kryeministri Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Sabah paraqiti dorëheqjen e qeverisë së tij, mes një mosmarrëveshjeje me ligjvënësit mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë korrupsionin dhe trajtimin e shpërthimit të COVID-19 në vend.

Qeveria u formua në mars pasi kabineti i mëparshëm i Sheikh Sabah dha dorëheqjen në janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.