“Korrupsioni, në çdo nivel të qeverisë”- Basha akuzon kryeministrin: Rama mban Shqipërinë në vendnumëro








Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për gjetjet e raportit të Transparency International, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “e mban Shqipërinë në vendnumëro”.

basha per ta

Krydemokrati thotë se lufta kundër korrupsionit është interesi kombëtar i PD-së në këtë moment ku ndodhet vendi.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro”, shkruan Bashas në një postim në Twitter.

Sipas tij, “ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!”

“Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit”, thekson lideri i demokratëve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *