Kosova ekstradon në Bosnje një të dyshuar për vrasje të rëndë

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të enjten është ekstraduar nga Kosova në Bosnje-Hercegovinë, një person i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje të rëndë, që ka ndodhur fundvitin e shkuar në Sarajevë.

“Personi ishte arratisur nga Bosnje dhe Hercegovina për në Kosovë, ndërsa ishte arrestuar këtu falë bashkëpunimit në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Bosnje dhe Hercegovinës”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i ditur. Bosnje-Hercegovina nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Ky vend e ka njohur pasaportën e Republikës së Kosovës si dokument të vlefshëm, por qytetarëve të Kosovës u duhet një vizë për të hyrë në këtë vend.

Edhe Kosova ka vendosur masa reciprociteti mbi regjimin e vizave me Bosnje -Hercegovinën./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *