Kosova gati udhëzimin administrativ, do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet

Qeveria e Kosovës ka miratuar një udhëzim administrativ me të cilin ka thënë se do të përcaktohet çmimi maksimal i lejuar për derivatet.

Në arsyetimin e ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari, nuk është përmendur ndonjë shifër. Aktualisht një litër naftë në vend kushton rreth 1.9 euro. Sipas Hajdarit, ka mospërputhje të çmimeve në Kosovë me lëvizjet në tregjet botërore. Për këtë ka thënë se do të caktohet menjëherë çmimi maksimal i lejuar.

“Udhëzimi administrativ bëhet me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe konkurrenca për të mënjanuar çrregullimet në treg. Në bazë të të dhënave që posedon MINT-i, të konfirmuara me evidencë nga bizneset nga Dogana dhe ATK-ja, ka mospërshtatje të çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet në tregun botëror. Mospërshtatja e çmimeve është një ndër shkaqet kur Qeveria mund të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar, apo të kufizimit të marzhës tregtare. Do të jenë të bazuara në evidencat e Doganës dhe ATK-së. Me këtë udhëzim MINT-i propozon përcaktimin e menjëhershëm të çmimit maksimal të lejuar për derivatet”, ka thënë ajo./Koha.net

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.