Kosova jashtë Open Balkan, Rama ironizon Kurtin nga Beogradi: Vendim sovran i atyre që kanë marrë votat! Nuk i imponoj dot, s’jam subjekt zgjedhor atje








Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të dhënë për media nga Beogradi, pas përfundimit të Samitit të “Open Balkan”, vijoi ftesën e tij ndaj Kosovës për tu bërë pjesë e kësaj nisme.

rama

Teksa nënvizoi faktin se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk varen aspak nga Ballkani i Hapur, Rama ironoizoi me kryeministrin Kurti në lidhje me mospjesëmarrjen e tij në këtë projekt multilateral.

“Është vendimi sovran i atyre që kanë marrë votën dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është as përgjegjësia dhe as detyra ime që të ndërhyjë në Kosovë, pasi siç e dini unë nuk kam parti politike në Kosovë dhe nuk jam subjekt zgjedhor në Kosovë”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ne marrëdhënien me Kosovën e kemi speciale dhe kjo nuk varet nga as nga “Open” as nga “Close Balkan”. Ne me Kosovën kemi një marrëdhënie speciale dhe kjo që as nuk vihet në diskutim.  Ne do bëjmë çmos që marrëdhënien me Kosovën ta kemi sa më cilësore në aspektin e gjithë çështjeve që lidhen me ndërveprimin ekonomik, tregtar e kështu me radhë.

Përsëri po i kthehem, tjetër është një marrëdhënie biletareale mes dy ekonomive të vogla, sidoqoftë të vogla, mes dy vendeve sidoqoftë të vogla dhe tjetër është një ndërveprim multilateral në një hapësirë më të madhe. Është komplet gjë tjetër në krahasim me impaktin mbi ekonominë, mbi të ardhurat, mbi tregtinë dhe mbi të ardhurat e familjeve. Këto janë gjëra që unë i kam diskutuar, dhe i diskutoj, por unë nuk bëj asnjë përpjekje për tu imponuar, është vendimi sovran i atyre që kanë marrë votën dhe kanë mandatin për të vendosur në Kosovë. Nuk është as përgjegjësia as detyra ime që të ndërhyjë në Kosovë, pasi siç e dini unë nuk kam parti politike në Kosovë dhe nuk jam subjekt zgjedhor në Kosovë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *