Kosova lëshon targat ‘historike’, ja për cilat automjete do të përdoren (Foto)

Është realizuar kërkesa e kamotshme për lëshimin e targave historike për automjetet me vlerë muzeale në Kosovë. Tani të gjitha ato automjete mund të pajisen me targa ku në to shkruan “HISTORIK”.

Kështu kanë njoftuar nga grupi “Oldtimer Club Peja”, ku edhe ndanë pamje të targave të para historike të lëshuara nga Qendra e Regjistrimit.

“Pas shume viteve përkushtim dhe dedikim Klubi OCP, arritëm në pikën e tabelave Historike të Kosovës për automjetet me vlerë Muzeore dhe këto në foto janë tabelat e para të lëshuara nga qendra e Regjistrimit, flm të gjithë aktorëve për realizimin dhe mbërritjen në këtë pikë që edhe Kosova të ketë këto lloj tabelash”, thuhet në njoftimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *