“Kosova më shumë testime se ne”, Vasili për koronavirusin: Situata po lihet në mëshirë të fatit, Shqipëria nuk ka më kryeministër










vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook, Vasili thekson se Shqipëria po realizon më pak testime se Kosova ndërkohë që numri i të infektuarve është i lartë.

Ai thotë se Shqipëria ka realizuar sot mbi 4 mijë testime ndërsa Kosova ka bërë mbi 8 mijë pavarësisht se ka më pak banorë.

Sipas tij, situata po lihet në rënie të lirë dhe nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Skandal, Shqiperia dy here me pak testime se Kosova per Covid, ndersa hic-kryeministri ben avokatin e lodhur te Bregoviçit! Per Ramen Shqiperi nuk ka më. Dhe Shqiperia kryeminister nuk ka më.

Perqindja e pozitivitetit per Covid e testimeve eshte 10% me gjithe uljen e vazhdueshme numrit te testimeve. Shqiperia me rreth 3 milion banore ka bere sot rreth 4 mije teste, ndersa Kosova me rreth 2 milion banore ka bere sot rreth 8 mije teste pra dyfishin e Shqiperise.

Bazuar ne standartet e Kosoves, proporcionalisht me popullsine, Shqiperia duhej te bente rreth 12 mije testime. Ndersa Rama ka lidhur duart dhe me syte nga qielli dhe pret e pret Godonë (afganet) dhe nuk ben asgje per Covidin ndersa situata rendohet çdo dite.

Skenari i tij kriminal qe te lere situaten ne meshire te fatit dhe ku Covid 19 t’e lihet ne renie te lire eshte nje akt shume i rende penal me pasoja shume kritike per jeten dhe shendetin e shqiptareve.

Propaganda eshte e vetmja gje qe ben kryeministri. Ndersa Albin Kurti ne Kosove ben 8 mije teste Edi Rama ne Shqiperi ben dy here me pak vetem 4 mije.

Faktet flasin vete, Shqiperia nuk ka kryeminister, por ka vetem nje megafon, qe llomotit pa fund propagande mashtruese! Ky hiç-kryeminister ben avokatin e lodhur te Bregoviçit, ndersa populli lufton i vetem me Cividin dhe zjarret!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *