Kosova merr vendimin, nga e hëna hapen të gjitha shkollat në vend, ministrja e Arsimit: Nuk do të ketë kufizime për pjesëmarrjen e nxënësve!

Kosova merr vendimin, nga e hëna hapen të gjitha shkollat në vend, ministrja e Arsimit: Nuk do të ketë kufizime për pjesëmarrjen e nxënësve!

Ministrja e Arsimit në Kosove, Arbërie Nagavaci, ka njoftuar se nga e hëna në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitatr mësimi do të zhvillohet në shkolla, pa kufizime sa i përket pjesëmarrjes fizike të nxënësve.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Nagavaci, thekson se ky vendim është marrë pas rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë”, shkruan ndër të tjera ministrja.

Postimi i plotë:

Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.
Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.
Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.
Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.
Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.
Shëndet e suksese!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *