Kosova miraton pakon, 423 milionë euro ndihmë për rimëkëmbjen ekonomike

Ministri i Financave, Hekuran Murati deklaroi sot se qeveria e Kosovës miratoi pakon e rimëkëmbjes ekonomike pas situatës së COVID-19 e cila do të kapë vlerën 423 milionë eurove. Murati u shpreh se kjo pako ndahet në pesë grupe të masave ku një pjesë do të shkojë për mbështetje të punësimit, ringjallje të ekonomisë, mbështetje për familjet, shërbime publike dhe në investime në infrastrukturë.

“Shuma totale e pakos së ringjalljes ekonomike e kap vlerën prej 423 milionë euro. Në kuadër të kësaj pako hyn edhe bonot e diasporës ku mjetet nga këto letra me vlerë do të përdoren për financimin e një pjesë të pakos. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave ku një prej tyre është mbështetja e punësimit me vlerë prej 50 milionë eurove, ringjallja ekonomisë dhe prodhimit në vlerë prej 108 milion euro, mbështetja për familje në vlerë prej 50 milion euro, mbështetja për shërbimet publike në vlerë prej 112 milion euro si dhe në investime në infrastrukturë dhe ambient 100 milionë euro.

Përmes kësaj pako synohet rritja dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Sa i përket kritereve për ndarjen e këtyre masave do të bëjmë me vendime të veçanta”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *