Kosova nis javën me rënie rastesh, 14 të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë viktimë

KOSOVA

Kosova ka nisur javën me rënie rastesh nga COVID-19. 14 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit si dhe asnjë viktimë.

Ndërkohë 6 qytetarë janë shëruar në po kaq orë teksa janë dhënë 393 doza vaksinash.

Po ashtu në gjithë territorin janë 169 raste aktive me COVID-19.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË

#Bashkëiadalim
26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.597.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 169.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *