Kosova përballë pandemisë, 484 raste aktive me COVID-19

484 raste aktive me COVID-19 regjistrohen aktualisht në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.478 doza të vaksinës.
Sipas institutit, deri më sot 821.410 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Deri më sot janë dhënë 100.872 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Nga 1.045 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.216”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.