Kosova përballë pandemisë, regjistrohen 16,849 raste aktive me koronavirus

kosova perballe pandemise regjistrohen 16849 raste aktive me koronavirus
kosova perballe pandemise regjistrohen 16849 raste aktive me koronavirus

Regjistrohen 16,849 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,062 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës. Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts