Kosova përballë valës më të egër të Covid-19, infektologu: Vaksinohuni dhe respektoni masat, ndryshe në vjeshtë…!

Kosova po përballet me valën me të egër të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi COVID-19. Prandaj edhe kërkohet vaksinim masiv dhe respektim strikt i masave anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria e vendit.

Specialistët e fushës shfaqin pikëpamjet dhe parashikimet e tyre, në kohën kur gjendja me pandeminë COVID-19 në vendin tonë është shumë rëndë.

Infektologu Shemsedin Dreshaj vlerëson se kjo është vala më e egër e virusit, që kemi pasur deri më sot.

Ai thotë se pandemia duhet të menaxhohet më mirë në mënyrë që në vjeshtë të mos kemi edhe një valë të re.

“Me shifrat me të cilat me të cilat aktualisht jemi, kur i kemi mbi 2,000 të infektuar në ditë dhe kur kemi mbi 20 mijë raste aktive, kur kapacitetet shëndetësore janë të mbingarkuara, nuk është një situatë e cila duhet neglizhuar. Kjo situatë kërkon menaxhim shumë të mençur dhe mirë të definuar”, tha Dreshaj për RTV21, transmeton Telegrafi.

Edhe infektologu Hamdi Ramadani vlerëson se duhet kujdes i shtuar, në mënyrë që të mos përballemi edhe me një valë tjetër infektimesh në vjeshtë.

“Qytetarët duhet t’i nënshtrohen vaksinimit dhe imunizimit masiv. Vetëm një imunizim masiv, që do të kalojë shifrën mbi 55-60 për qind do ta ndalë dhe minimizojë pandeminë me virusin Delta të COVID-19”, tha Ramadani.

Të dy infektologët potencojnë nevojën e respektimit të plotë të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *